“Nuk keni fytyrë ju, jo! O Ziri, a të vjen turp”

schedule17:02 - 22 Dhjetor, 2019

schedule 17:02 - 22 Dhjetor, 2019

Blerim Ziri është gjyqtari katërt në ndeshjen Partizani-Vllaznia. Arbitri nga Fushë-Kruja është kontestuar shpesh nga klube të ndryshne, ndërkohë që në takimin e sotëm tifozët nuk binin dakord shpesh me vendimet e kolegut të tij, Andi Koçit.

Në një moment u tërbua edhe administratori i Vllaznisë, Suad Lici. Një faull në mesfushë e bëri atë të reagonte keq. I ndodhur në tribunën VIP, ai u çua në këmbë per një moment dhe kishte diçka për t’i thënë Zirit.

“Ça je tu ba ma, a nuk të vjen turp?! O Ziri, a nuk të vjen turp?! Nuk keni fytyrë ju, jo!” , ishin fjalët e Licit, drejtuar Zirit, që me gjasa ka sinjalizuar kryesorin për faullin. Administratori i kuqebluve u pa shpesh i nervozuar, edhe për atë që lojtarët po bënin në fushë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!