“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë”, lind viçi me dy kokë në Kinë

schedule19:20 - 21 Gusht, 2020

schedule 19:20 - 21 Gusht, 2020

Një viç, i cili erdhi në jetë me dy kokë ka lënë pa fjalë fermerët në Kinën juglindore.

Pamje të filmuara në Dejiang të provincës Guizhou tregojnë një viç i cili ka lindur me dy kokë, dy veshë, dy gojë dhe katër sy. Lopa e lindi të voglin aspak të zakontë të shtunën e kaluar pas 7 orësh nga nisja e procesit të lindjes, sipas të zonjës së tyre Zhang.

Pamjet, të filmuara një ditë pas lindjes së viçit, tregojnë sesi ai qëndron në tokë pasi e ka të pamundur të qëndrojë në këmbë.

Zhang tha për mediat se edhe pse nuk qëndron dot në këmbë, viçi mund të pijë qumësht nga të dyja gojët.

Gruaja u tha mediave kineze: “Jam më shumë se 70-vjeç dhe kurrë nuk kam parë ndonjë viç si ky në jetën time.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!