“Nuk ka pjata të përmbysura”, dramaturgu shqiptar zbulon si është të punosh me bashkëshorten

schedule11:46 - 3 Maj, 2023

schedule 11:46 - 3 Maj, 2023

Dramaturgu i njohur nga Kosova, Jeton Neziraj ka zbuluar gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, se si është të punosh me bashkëshorten, Blerta Neziraj. Ai ka treguar se diskutimet janë intensive, madje zgjasin edhe në shtëpi, derisa i thonë stop.

Neziraj ka thënë me shaka se nuk ka pjata të përmbysura, por vetëm zë të lartë dhe ndonjë grusht mbi tavolinë.

“Vështirë është me gjet fjalë me e shpjegu, por funksionojmë. Nuk guxoj të përziehem me regjisurën fare, për shkak se ajo vë në skenë dramat e mia. Përtej pozicionit të bashkëshortit, që është krejt i parëndësishëm, jam edhe autor, në disa raste dhe si producent i shfaqjeve kur realizohen në qendrën e Multimedias. Kështu që diskutimet janë intensive dhe shpesh themi: ‘Okay, i përfunduam diskutimet për shfaqjet në teatër, tani po ham darkë në shtëpi’. Ndodh kështu në dy kafshatat e para, pastaj fillon debati sërish për pjesën. Nuk ka pjata të përmbysuara, nuk ka thyerje, përveç zërit të lartë dhe ndonjë grushti mbi tavolinë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!