Nuk ka më sekrete, Jonida dhe Romeo zbulojnë si e thërrasin njëri-tjetrin me përkëdheli

schedule12:20 - 13 Korrik, 2020

schedule 12:20 - 13 Korrik, 2020

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj konfirmuan lidhjen e tyre gjatë periudhës së karantinës.

Ata nuk ngurojnë të ndajnë herë pas here momente të ëmbla nga përditshmëria e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale.

Çifti duken më të lumtur se kurrë dhe këtë e tregojnë edhe komentet që i lënë njëri-tjetrit në Instagram. Nuk janë të pakta rastet kur shkaktojnë edhe të qeshura.

Së fundmi, Jonida ka publikuar një foto nga pushimet në jug dhe Romeo nuk kishte si të mos komentonte.

“O yll deti se qielli ka plotë”, shkruan aktori, ndërsa Jonida që ia kthen: “O peshkaqen deti”.

Çifti po shijojnë pushimet në jug prej disa javësh dhe duket se po argëtohen vërtetë./abcnews.al