Nuk fshihen më, Romeo pranon publikisht dashurinë me Jonidën: Kam hapur…

schedule07:41 - 7 Korrik, 2020

schedule 07:41 - 7 Korrik, 2020

Çifti Jonida  Maliqi dhe Romeo Veshaj përbëjnë gjithmonë lajm në mediat rozë. Nuk kishte se si edhe këtë herë aktori t’i shpëtonte pyetjeve rreth të dashurës së tij.

I ftuar, mbrëmjen e djeshme në “Piter Pan”, Romeo u pyet nga fëmijët nëse e do Jonidën.

Ai nuk nguroi ta pranonte, madje shtoi se është dhe fans i këngëve të saj.

“Unë e dua shumë Jonidën, bile kam hapur dy faqe ‘Jonida fanpage’… ajo i ka këngët fantastike, e do gjithë Shqipëria, bravo të qoftë, vazhdo kështu”, u shpreh Romeo.

Përgjatë bisedës në studio, aktori tha se mbi të gjitha me Jonidën janë shumë shokë./abcnews.al