“Nuk e di se kush mund ta ndalë Kurtin”, Behrami: Shpresoj që Rama ta bëjë Osmanin të dalë kundër kryeministrit të Kosovës

schedule14:11 - 6 Korrik, 2023

schedule 14:11 - 6 Korrik, 2023

Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Artan Behrami i ftuar në një lidhje skype me edicionin “Tirana Live” ndër të tjera thja se Kosova po ecën në teh të çmendurisë dhe nuk e di se kush mund ta ndalë Kurtin, pasi ai është i vetëizoluar dhe nuk dëgjon askënd.

“Ne jemi duke ecur në teh të çmendurisë dhe nuk e di se kush mund ta ndalë Kurtin. Nuk ka këshilltarë, miq afër vetes që ai i dëgjon.

Unë mendoj që politikat e tij mund t’i sjellin dëme të pariparueshme Kosovës. Kosova është duke u sjellë si një organizatë ilegale, që i vendos kushteve Perëndimit dhe Shqipërisë.

Kurti aftësinë e tij do ta shfrytëzojë për të gjetur arsye të tjera për mos takimin me Ramën.

Ne kemi hyrë në ciklin e marrëzisë. Po operojmë me një kryeministres që po ecën në tehin e marrëzisë.

Kjo sa më parë duhet të ndalet. Janë paralajmëruar sanksione të tjera për Kosovën edhe nga vende të BE.

Nuk do të humbasin nga kjo situatë, Serbia do të fitojë, Rusia do të fitojë. Kurti mund të fitojë disa vota si populist, por në afatgjatë historia do ta gjykojë” tha ish-këshilltari.

Behrami tha se pret që takimi mes Ramës dhe Osmanit të jetë i frytshëm dhe që kryeministrisë i Shqipërisë të bëjë që presidentja të dalë kundër Kurtit.

Unë Kurtin e shoh që i takon të kaluarës. Tani asnjë nuk i beson me Kurtit, ndaj lider politik Kurti i kalon të së kaluarës.

Takimi mes Ramës dhe Osmanit shpresoj të jetë i frytshëm. Të bëjë që presidentja e Kosovës të dalë kundër Kurtit.

Takime të tilla duhet të jenë të shpeshta dhe intensive.

Shpresoj që Rama do të mund ta bindë Osmaninn që të heqë dorë nga mbështetja e vazhdueshme që i ka dhënë Kurtit dhe të kthehet  me opozitën për të krijuar një front kundër Kurtit” tha Behrami.

Në fund ai komentoi edhe deklaratën e numrit 2 të NATO-s duke e cilësuar si të tmerrshme dhe duke i kërkuar si presidentes Osmani si kryeparlamentarit Konjufca që ta ndalin Kurtin sa nuk është vonë.

Sa i përket kauzës së Kurtit kur ishte në opozitës për bashkimin kombëtar, Behrami tha se Kurti bashkimin e shikon si një bashkim të shqiptarëve rreth kultit të tij.

Sipas tij tanimë si shqiptarët e Kosovës ashtu edhe të Shqipërisë e kanë kuptuar tanimë që ajo ishte një gënjeshtër e madhe.r.t/abcnws.al