“Nuk do të ketë kthim në normalitet edhe kur të marri fund lufta midis Izraelit dhe Hamasit”

schedule10:26 - 15 Maj, 2021

schedule 10:26 - 15 Maj, 2021

Nga Jonathan Freedland, The Guardian

Dhuna vdekjeprurëse në Lindjen e Mesme – sulmet ajrore izraelite në Gaza, sulmet e Hamasit me raketa në Izrael janë masakra që nuk dihet se kur do të marrin fund. E njëjta situatë ndodhi në 2009 dhe 2014 . Secili element është i njohur: numri i viktimave palestineze më shumë se ato izraelite; fotot e ndërtesave të rrafshuara; lotët dhe dhimbja e personave të prekur.

Dhuna që filloi në vendet e shenjta antike të Jeruzalemit po përshkallëzohet, Izraeli ka kaluar  nga sulmet ajrore në zjarr artilerie. Numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet derisa të arrihet një armëpushim, i ndërmjetësuar nga SHBA dhe Egjipti.

Shpërthimi i dhunës duke pasur parasysh agoninë dhe shkatërrimin që shkakton çdo herë, por edhe kthimin në status quo: është i tmerrshëm, sepse thjesht lejon që plaga e këtij konflikti të rritet edhe më shumë. Nëse jeni duke kërkuar prova që situata të jetë ndryshe këtë herë, ka një shenjë, por nuk është aspak inkurajuese.

Në fakt situata këtë herë mund të jetë me keq se në fillim. Kjo për arsye sepse lufta midis izraelitëve dhe palestinezëve ka gjetur një front të ri, jo territoret e okupuara, por vendet  brenda Izraelit.

Kjo është ajo ndryshon nga lufta në 2014 ose 2009: dhuna ndër-komunale në qytetet e Izraelit, duke i vendosur qytetarët hebre dhe arabë të Izraelit kundër njëri-tjetrit në rrugët ku ata kanë jetuar me njeri- tjetrin për dekada, raporton abcnews.al

Kjo dhunë është shqetësuese sepse është fqinji kundër fqinjit.  Këto pamje kanë tronditur shumë izraelitë hebrenj të cilët i kanë thënë vetes prej kohësh se bashkëqytetarët e tyre arabë nuk janë si palestinezët e tjerë, se ata nuk kanë të njëjtën ndjenjë të thellë të identitetit kombëtar, se qëllimi i tyre kryesor është të kenë barazi ekonomike me 80% të Izraelitëve që janë hebrenj. Sipas analistit Husein Agha, arabët e  Izraelit –ose “palestinezët e vitit 1948” siç i quan ai po vuajnë më shumë. Sipas tij, hendeku qëndron në Bregun Perëndimor nga Autoriteti Palestinez.

Përveç kësaj, si saktësisht izraelitët hebrenj prisnin që qytetarët arabë, shumica e tyre myslimanë, të reagonin ndaj veprimeve në Jeruzalem dhe vendeve të shenjta që provokuan këtë krizë të fundit?

Çfarë menduan se do të ndodhte, duke pasur parasysh miratimin e “ligjit të një shteti kombëtar”  në 2018 nga Netanyahu, i cili përcaktonte se vetëm hebrenjtë kishin të drejtën e vetëvendosjes në Izrael dhe që i hoqën arabëve statusin zyrtar?

Sipas The Human Factor, një dokumentar i ri për përpjekjet e kaluara të SHBA për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje Palestinezo-Izraelite, është e qartë pse Biden do të dëshironte të largohej: është një vrimë e zezë që thith sasi kolosale energjie,e gjitha për asgjë.

Agha sugjeron që udhëheqja palestineze në Ramallah është në mënyrë të ngjashme “e varur” nga status quo. Ata gjithashtu kanë arritur në përfundimin se nuk asnjë zgjidhje për konfliktin;dhe tani për tani, konfigurimi aktual përshtatet shumë mirë, duke i lejuar ata “të veprojnë si një grup me privilegje”, duke u dhënë atyre status në sytë e OKB, BE dhe SHBA.

Modeli ciklik sigurisht që funksionon për Netanyahu. Vetëm disa ditë më parë, ai ishte në prag të humbjes së pushtetit nga një koalicion opozitar i mbështetur midis të tjerëve nga dy parti arabe. Do të kishte qenë një moment historik, dhe në prag të integrimit të qytetarëve palestinezë në jetën izraelite. Por sapo raketat Hamas filluan të godasin qytetet izraelite, ajo perspektivë dukej e  kotë.

Askush nuk ka nevojë të thotë me zë të lartë se ata nuk i konsiderojnë arabët si partnerë legjitimë në qeveri; ata thjesht mund të thonë se një krizë kombëtare nuk është koha për një ndryshim në udhëheqje. Nuk është hera e parë, që Hamas i ka bërë një nder Netanyahut.

Por nuk janë vetëm udhëheqësit e Izraelit që janë mësuar me status quo-në. Vetë izraelitët kanë mësuar të jetojnë me këto shpërthime periodike të dhunës, madje edhe me terrorin e raketave që bien nga qielli.

Brenda flluskës, është e lehtë të harrosh Bregun Perëndimor, me dy sistemet e tij ligjore një për hebrenjtë, një tjetër për palestinezët. Është e lehtë të harrosh Gazën, me 14 vite izolim nga mbyllja dhe bllokada e përbashkët izraelito-egjiptiane, ose e Jeruzalemit Lindor të Sheik Jarrah , ku hebrenjtë mund të rimarrin pronat para vitit 1948, por palestinezëve po u mohohet e njëjta e drejtë.

Është e lehtë të harrosh një profesion 54-vjeçar. Të vetmit njerëz që nuk mund të harrojnë janë ata që jetojnë me luftë çdo ditë, ata për të cilët status quo-ja është e lodhshme: domethënë, për palestinezët e zakonshëm.

Nëse rolet do të ndryshoheshin, as hebrenjtë izraelitë nuk do të ishin në gjendje ta duronin një situatë të tillë. Kjo është arsyeja pse ish-kryeministri i Izraelit Ehud Barak tha se, po të kishte lindur një palestinez, ai do të ishte bërë një luftëtar .

Dhuna aktuale duhet të marrë fund. Vendet duhet të vendosin për një armëpushim. Por sigurisht gjërat nuk mund të  kthehen në normalitet. Sepse normalitei është arsyeja që konflikti ka arritur në këtë pikë dhe do t’i çojë vendet përsëri në të njëjtën situatë. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al