Një ditë pas protestës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me Edi Ramën, ku ka përsëritur thirrjen për dorëheqjen e Edi Ramës.
Ai tha se qytetarët nuk dolën në protestë për të, por për vendin e tyre dhe theksoi se ata do të kthehen sërish.
“Nuk del kush në kulmin e vapës të protestojë pse thërret një njeri, të gjhitha ata i thërriste vendi. Dolën se i thërriste dheu i tyre. Pra data 7 do të shënohet në memorien e kohës dhe revolucionit si një datë histortike në të cilën shqiptarët befasuan kombin fdhe botën.
Qytetarët, do më thoshte një mik, i thonin njëri tjetrit sa mirë ke bërë që ke dakë. Pra e ndiejnë një detyrë madhore dhe e dyta, absolutisht secili është larguar me bindjen për t’u kthyer përsëri. Misioni nuk ndërpritet. U larguan të qetë, paqësor, pasi i dhanë një mesazh të një force të jashtëzakonshm Edi Ramës: Dorëhiqu! Je vjedhës i papërmbajtur. Ke firmosur negociatën e mbyllur për djegësat.
Afera e djegësve çdo ditë që kalon bëhet edhe më e paimagjiuneshme. Organizata e tyre ka në krye Edi Ramën, por ka lejtnant Agaçin, Veliajn, Zoto, Mërtiti, Gugallja janë ushtarët e tyre. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjehërë, ka 100 shkaqe, por flagranca me djegësat është shkaku më madhor.
Tubimi i misionarëve ka fuqi nukleare, njerëzore”, tha Berisha.

