Artisti Avni Delvina ka hapur këtë pasdite ekspozitën “Notre Drame”, dedikuar kauzës së Teatrit Kombëtar.
Ekspozita është hapur në orën 17:30 në hollin e Teatrit Kombëtar. Gazetari Maksi Rama bëri me dije për Abcnews se në ekspozitë pritet të marrin pjesë përfaqësues të politikës.
Ekspozita i dedikohet të gjithë qytetarëve dhe artistëve në mbrojtje të Teatrit prej gati dy vitesh, duke i mbështetur ato me krijimtarinë e artistit Delvina.
Janë rreth 40 grafika që janë ekspozura në ambjentet e teatrit./abcnews.al


