Një notar 18-vjeçar nga Madridi është akuzuar për vrasje pasi shkaktoi vdekjen e pasagjerit të taksisë në të cilën automjeti që po drejtonte u përplas në agimin e datës 5 në autostradën pranë Arturo Soria, në Madrid.
Rreth orës 5 të mëngjesit, një automjet tip fuoristradë ka shkaktuar një përplasje kokë më kokë me një taksi që lëvizte në drejtim të kundërt në autostradën e sipërpërmendur në periferi të Madridit. Taksisti u plagos rëndë me një traumë të madhe në gjoks dhe pasagjeri që mbante, një promovus 48-vjeçar i koncerteve muzikore amerikane vdiq në vend.
Notari, shkaktari i aksidentit, ka mbetur i plagosur lehtë. Identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga Garda Civile, por sipas informacioneve të “El Debate”, ai është një notar nga Real Canoe. Ai kishte marrë së fundmi patentën e shoferit dhe po shkonte në shtëpi.
Në testin e parë të alkoolit, ai tregoi një nivel prej 40 miligram për litër në gjak, që është më shumë se dyfishi i kufirit ligjor. Ai rezultoi pozitiv edhe për përdorimin e kanabisit në testin e parë të drogës që u krye, por ishte i paefektshëm sepse në testin e dytë, shtatë orë më vonë, dha rezultat negativ./ h.ll/abcnews.al
#ColisiónFrontal km 1 #M11 sentido #Madrid entre turismo y taxi
➡️@SAMUR_PC confirma el fallecimiento del pasajero del taxi y atiende a los dos conductores.
➡️Tras el impacto,el taxi queda montado sobre el guardarraíl.@BomberosMad rescata a la víctima mortal y retira el vehículo pic.twitter.com/rpjI0KiBiq— Emergencias Madrid (@EmergenciasMad) March 5, 2023
El taxista, con un traumatismo torácico grave es trasladado por @SAMUR_PC a La Paz. El otro conductor, al Ramón y Cajal para valoración.@guardiacivil investiga y realiza atestado. #trabajoenequipo #colisiónfrontal #M11
⤵️⤵️ pic.twitter.com/7XbDG5heMy— Emergencias Madrid (@EmergenciasMad) March 5, 2023