Reperi i famshëm, Rigels Rajku i njohur si Noizy është shoqëruar mbrëmjen e së mërkurës nga Policia e Kosovës.
Fillimisht, lajmin për Express e ka konfirmuar, zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti.
LEXO EDHE: Noizy përfundon në polici
“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, tha zëdhënësja.
Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë, ndalimi i reperit ka ardhur pasi ai ka pasur një urdhëresë nga Gjykata.
LEXO EDHE: Përfundoi në Polici, zbulohet pse u ndalua Noizy
Bëhet me dije se për ndalimin e Noizyt, ka qenë aktive prej disa kohësh një urdhëresë nga Gjykata. Ndërkohë, Policia e Kosovës nuk jep më shumë më shumë detaje për reperin.
“Shoqërohet një person me urdhëresë të gjykatës. Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë.
Ndaj tij ka qenë aktive një urdhëresë e gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që së fundmi, Noizy ka qëndruar disa ditë në Zvicër, ku edhe ka publikuar fotografi të ndryshme nën shoqërinë e aktorit, Blerim Destani dhe reperit, Gramoz Aliu i njohur si Mozzik./abcnews.al