“No New Broken Republic”, Fisnik Ismaili për ABC News: Ja pse zgjodha këtë mesazh

schedule16:28 - 18 Shkurt, 2023

schedule 16:28 - 18 Shkurt, 2023

PRISHTINË- Kosova kremtoi ditën e djeshme 15-vjeëtorin e shpalljes së pavarësisë dhe kjo atmosferë u ndje në mbarë vendin. Në këtë ditë nuk munguan  mesazhet politike përmes Fisnik Ismailit, i cili mendon prej dhjetë vitesh të përcjellë mesazhe me anë të monumentit “ New Born”.

Ai kishte menduar një tjetër zgjedhje dhe mesazhi i shkruar mbi të ishte “No New Broken Republic” (Jo Republikë e copëtuar) që i referohet Asociacionit të komunave serbe. Gjatë një interviste për “Ballkan Update”, Fisnik Ismaili tregoi mesazhet që ka dashur të përcjellë.

Pjesë nga intervista:

Unë mendova të bëj diçka të bukur. Arsyeja pse e kam bërë anglisht, janë disa, kam jetuar në Angli për disa vite dhe sa herë ka pasur një paraqitje për Kosovën, ndonëse paraqitja ishte e mirë në shkrim, por në imazh ishte një fëmijë që i rrihnin hundët, një plak pa dhëmbë dhe një shembje banesa. Realiteti nuk ishte aq mirë vizualisht dhe thashë t’i tregojmë botës se kemi dhe gjëra të bukura. Si ka ardhur tek fjala “New Born” nuk e do as vetë, i porsalindur, i pafajshëm, kërkon kujdes dhe ka konotacione pozitive.

E dija se do jene gazetarët e botës dhe qëllimi ishte të dalë kjo gjë e mirë që dimë të bëjmë. Tani është në rrezik të copëtohet. Asociacioni i komunave serbe është marrëveshje e dëmshme për Kosovën, dhe unë me vite e kam protestuar shumë herë dhe kur isha deputetë më kanë tërhequr zvarrë, kam qenë edhe në burg për të kundërshtuar asocacionin dhe pas daljes nga politika dhe nuk mundem të qëndroj indiferent ndaj situatës.

Ndonëse nuk jemi në marrëdhënie shumë të mira me kryeministrin, sepse jam njëri prej të larguarve nga Vetëvendosje dhe duhet të mbajmë New Born jashtë agjendave politike të brendshme. New Born ka mbetur jashtë suazave politike të brendshme dhe unë kam insistuar. Nëse kryeministri pranon asocacionin, ky ka për të qenë zhgënjimi im personal, por në anën tjetër nuk është hera e partë që dëshpërohem me shqiptarë. Çdo herë idetë për New Born na kujtohen 11 ditë më përpara. E bëjmë me shpenzime vetiake.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!