Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Templarët rikthehen në Kamenicë/ Urdhëri i lashtë i krishterë hap komanderi në Korçë

schedule15:53 - 26 Korrik, 2025

schedule 15:53 - 26 Korrik, 2025

Te krishterë te urdherit te Templarëve nga Italia, ishin sot në fshatin Kamenicë të Korçes, ku do të hapin një komanderi të ketij urdheri të themeluar qê në vitin 1118, pas kryqêzatës së parë. Këshilltari MAESTRIT,Lorenzo Cechinato, Keshilltar i maestros se “shoqerise se besimtareve laike”, u shpreh se kane erdhur ne Kamenicë me deshirën e vëllezerve shqiptare te ketij urdhëri, nga ky fshat qe jetojne në Itali. Sipas tij, historikisht Shqipëria ka pasur templare qe mbronin pelegrinët dhe vendet e shenjta.

Ata zgjodhën Kamenicên e Korçes, pasi ne kete vend ka ekzistuar kisha e Shen Marisë, prej nje periudhe gati 700 vjeçare. Kjo kishë i ka rezistuar invazioneve pushtuese, por u shemb nga regjimi komunist ne vitin 1962.

“Ne jemi të krishterë, vijmë nga Italia, nga vende të ndryshme si Padova, Venecia. Kemi vëllezër shqiptarë që jetojnë këtu në Kamenicë. Duam që të krijojmë një komanderi në Kamenicë që të përfaqësojë ritet e templarëve. Shqipëria ka patur në të shkuarën templarë, të cilët kanë mbrojtur pelegrinët dhe vendet e shenjta. Sot vijmë në vende të shenjta për të mbrojtur kishat. Janë vëllezërit tanë që jetojnë në Kamenicë, të cilët kanë ndihmuar për restaurimin e kishës “Shën Maria” që vizituam pak më parë. Një nga qëllimet tona është që të vazhdojmë të forcojmë miqësinë që ekziston mes Shqipërisë dhe Italisë. Duam të sjellim paqen dhe kulturat tona të ndryshme për të bashkuar dy popujt. Ndër të tjera, të tregojmë që mund të arrijmë të bashkëjetojmë. Ne do të jemi dëshmitarë të besimit të krishterë.”



11 anetaret e urdhrit te templareve nga qytete te ndryshme te Italise, erdhen ne nje dite te rendesishme te kalendarit kristian. Ne kete dite te krishteret ortodokse kujtojne Shen Parashqevine, martiren e pare grua, qe ne shekullin e 2 pas Krishtit, e cila u sakrifikua per kete besim. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!