Njohja e pasaportave të skaduara, MEPJ: Nuk do kërkohet leje kalimi për udhëtimet nga Greqia

schedule21:03 - 18 Gusht, 2020

schedule 21:03 - 18 Gusht, 2020

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shtetasve shqiptarë që kanë skaduar apo skadojnë, shtyhet vlefshmira e tyre deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve.

Tashmë këtë vendim të Greqisë e ka sqaruar edhe Ministria e Jashtme në vendin tonë.

Lexo edhe: VENDIMI/ Zgjatet vlefshmëria e pasaportave të skaduara të shqiptarëve në Greqi

Sipas MEPJ, pasaportat do të pranohen si dokumente të vlefshme dhe kjo u krijon emigrantëve shqiptarë lehtësi.

Më tej në njoftim thuhet thuhet se emigrantëve shqiptarë nuk do u kërkohet leje kalimi në rast udhëtimi nga Greqia për në Shqipëri.

Tashmë deri më 31 dhjetor emigrantët duke përfshirë edhe ata me pasaporta të reja mund t’i kryejnë procedurat e rinovimit të lejes së qëndrimit apo të tjera me pasaportat e skaduara deri më 31 dhjetor.

Njofimi:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se nga Zyrat e të Huajve të shtetit helen, deri në datën 31 dhjetor 2020, do të pranohen si dokumente të vlefshme të gjitha pasaportat shqiptare, të cilat kalojnë afatin e vlefshmërisë brenda vitit 2020.

Ky vendim i qeverisë greke krijon lehtësi për emigrantët shqiptarë, të cilët do të mund të marrin shërbimet e nevojshme në shtetin grek, duke përfshirë rinovimin e lejeve të qëndrimit, shërbimet e mbrojtjes sociale, shëndetësore e arsimore. Gjithashtu, emigrantëve shqiptarë nuk do t’ju kërkohet leje kalimi në rast të udhëtimit të tyre nga Greqia për në Shqipëri. /abcnews.al/