VENDIMI/ Zgjatet vlefshmëria e pasaportave të skaduara të shqiptarëve në Greqi

schedule12:28 - 18 Gusht, 2020

schedule 12:28 - 18 Gusht, 2020

Me vendim të Ministrisë të Punëve të Jashtme të Greqisë, të gjitha pasaportat e shtetasve shqiptarë që kanë skaduar apo skadojnë, shtyhet vlefshmira e tyre deri më dt. 31/12/2020 dhe janë të pranueshme nga Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve.

Sipas qarkores, në vendim përfshihen shtetasit shqiptarë që janë pajisur me leje qëndrimi sipas dispozitave të ligjit 4251/2014.

Ky lehtësim vjen për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, në mënyrë që të shmangen lëvizjet. /abcnews.al