Njihuni me 3 shenjat më inteligjente të Horoskopit

schedule13:41 - 22 Janar, 2021

schedule 13:41 - 22 Janar, 2021

Cilat janë shenjat që dallohen për inteligjencën dhe zgjuarsinë sipas astrologëve?  Çdo shenjë e Zodiakut ka pikat e veta të forta, por kur flasim për inteligjencë disa përfaqësues dallohen nga të tjerët.

Gaforrja

Gaforrja njihet si ndër shenjat më të zgjuara por preferon të mos mburret. Por kur duan të japin këshilla, e bëjnë me shumë dëshirë. Shprehja “mendje fleksibël” nuk qëndron për Gaforren: për të marrë një vendim apo për të dalë në një përfundim marrin parasysh gjithçka.

Virgjëresha

Virgjëresha punon shumë, veçanërisht pas moshës 25 vjeç. Lexon shumë, informacioni dhe mençuria nuk qëndron brenda tyre por zhvillohet emocionalisht. Kanë pasion për punën dhe arritjen e qëllimeve. Prandaj, dituria dhe intelekti është e nevojshme për këtë, gjë që Virgjëresha e ka.

Bricjapi

Bricjapi e zhvillon intelektin me përpjekje të mëdha. Të tjerët mund ta konsiderojnë Bricjapin një idiot, por kjo gjë nuk i intereson. Gjëja kryesore është puna me vetveten dhe lufta për të mposhtur pasigurinë. Problemi me Bricjapët që kanë arritur në sferën intelektuale është varësia e tepruar nga autoriteti. Më shumë pavarësi në të menduarit dhe gjithçka do të jetë më mirë. /abcnews.al

Burimi: Italia Feed