Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

“Njerëzit të ndihen të qetë kur të vijnë të qajnë një hall”/ Prania besnike, Rama ndan pamje nga takimi me ministrat dhe drejtuesit politikë

schedule08:08 - 10 Shtator, 2026

schedule 08:08 - 10 Shtator, 2026

Kryeministri Rama zhvilloi të mërkurën një takim me ministra dhe drejtuesit politik të qarqeve, ku u raportua mbi takimet me qytetarët dhe çështjet e ngritura prej tyre.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga takimi.

“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram, madje as duke u identifikuar fare që ishin aty dhe kjo do u japë mundësinë të gjithëve që të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall”, tha Rama ndër të tjera.

Ky takim vjen pas testit të parë të Pranisë Besnike. Të premten e kaluar, ora 17, gjithë drejtuesit politikë, ministra e deputetë dolën në terren për të takuar qytetarët.

Një detyrim ky, që çdo të premte, ora 17, drejtues politik, ministra, deputetë e zv.ministra nuk do të lënë zyrat për të shijuar fundjavën, por do të takojnë qytetarët.

Një nisëm, kjo që më seriozisht se të gjithë e ka marrë kryeministri Edi Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!