Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një vend i veçantë për të jetuar, çifti kthen autobusin në një ‘shtëpi’ me rrota

schedule09:19 - 1 Korrik, 2020

schedule 09:19 - 1 Korrik, 2020

Një çift nga Orlando në SHBA kanë zgjedhur një vend të veçantë për të jetuar, duke kthyer një autobus në një ‘shtëpi’ të vogël me rrota. Robbie dhe Piscilla vendosën të blinin një autobus Thomas të vitit 1998, të cilëve iu desh rreth një vit e gjysmë për ta rimodeluar dhe pajisur me gjërat e nevojshme.

“Ne i adhurojmë shtëpitë e vogla dhe stili i jetesës që bëhet në to, prandaj thamë “Pse mos ta ndërtojmë një të tillë me rrota”, theksuan ata. Çifti u shpreh se donin të shkëputeshin nga monotonia e jetës së tyre të përditshme. Sipas tyre, kjo iu ka dhënë mundësi të udhëtojnë në vende të ndryshme duke eksploruar vende dhe kultura të reja.



“Ne u larguam nga shtëpia jonë në Orlando, Florida në 21 Mars, 2019 dhe u drejtuam drejt Bregut Lindor. Ne qëndruam në rrugë për gati 10 muaj dhe udhëtuam deri në Cape Breton, Nova Scotia. Ne vizituam 137 qytete të ndryshme pa pasur një itinerar. Ne thjesht vazhduam me rrjedhën ”, theksuan Robbie dhe Priscilla.

“Ne e menaxhojmë biznesin dhe investimet tona nga distanca për aq kohë sa kemi internet, ne mund të jemi kudo. Ne nuk i përdorim kursimet tona për udhëtime, por kjo është padyshim një mundësi që funksionon për shumë njerëz që janë në kërkim të bëjnë diçka të ngjashme.”, thanë ata. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!