Një tjetër varr masiv zbulohet në Kiev

schedule08:05 - 30 Prill, 2022

schedule 08:05 - 30 Prill, 2022

Në ditën e 66 të luftës në Ukrainë, një tjetër varr masiv me 900 trupa është gjetur në rajonin e Kievit.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në një intervistë me mediat polake, ai akuzoi trupat ruse për “pastrimin e gjurmëve” duke djegur kufomat.

“Askush nuk e di se sa njerëz janë vdekur në total. Do të ketë pasoja, do të ketë një hetim”, tha Zelensky.

Ukraina më herët akuzoi trupat ruse për vrasjen e qindra civilëve në Bucha, Borodyanka dhe Irpin, qytete pranë kryeqytetit Kiev, të cilat janë pushtuar për javë të tëra nga Rusia.

/abcnews.al