Një tjetër simbol i protestës: Edi Rama me rroba burgu

schedule11:13 - 27 Janar, 2018

schedule 11:13 - 27 Janar, 2018

Protestuesit e opozitës kanë filluar të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Një tjetër simbolikë e protestës së opozitës është edhe veshja e kryeminsitrit Edi Rama dhe Sajmir Tahirit me rroba burgu.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/10155991708354909/

Protestuesit e veshin Edi Ramen me rrobën e të burgosurit. Manekinet si të burgosur janë disa, figurat më të njohura të krimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri, Emiljano Shullazi, Lul Berisha, Kelmend Balili, Moisi Habilaj, si dhe mbështetësit e tyre kryesorë politikë, Edi Rama dhe Saimir Tahiri. Një nga slloganet kryesore të protestës së opozitës është: “Banditët në burg, jo në qeveri”. Prandaj protestuesit tundin prangat e drejtësisë!

Përreth godinës së Kryeministrisë është vendosur një kordon me forca të shumta policie./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!