Një spektakël i forcës, lotëve dhe ndjeshmërisë! Ermira Çausholli tregon detaje për programin “E ardhmja është vajzë”

schedule09:22 - 18 Shtator, 2020

schedule 09:22 - 18 Shtator, 2020

Ekranit shqiptar do t’i shtohet një format i ri, krejt ndryshe nga ajo çfarë jemi mësuar të shikojmë. Ermira Çausholli vjen si autore dhe moderatore e programit “E ardhmja është vajzë” që do të mbajë mbërthyer të gjithë teleshikuesit në ekranin e Abc News.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” teksa dha detaje të reja mbi këtë projekt që pritet të nisë së shpejti. Formati ka në fokus figurës e gruas, dhe siç thotë gazetarja do të jetë një “spektakël historish, i forcës, lotëve dhe ndjeshmërisë”.

Do të jetë gra të thjeshta dhe VIP, do të sjellim dy realitete dhe botë të ndryshme, por në fund të fundit kanë të njëjtat halle dhe të njëjtën ndjeshmëri. Mund të marrin pjesë vajza dhe gra nga mosha 18-100 vjeç, dhe çdo histori e secilës është unike në mënyrën e vet.”, tha Çausholli.

Programi është i ideuar në formën e një konkurrimi mes personazheve që do të marrin pjesë, dhe me sfidat që do të përballen do të arrijnë të përmbysin stereotipet dhe paragjykimet. Në programin që do të na shoqërojë deri në Qershor, do të zgjidhet gruaja e vitit, duke i besuar votës së publikut.

Përsa kohë që gjysma e grave të këtij programi do të jenë të thjeshta që kanë bërë jo sukses por bujë me veten, jam e lumtur që këto modele do të vihen përballë me gratë VIP.  Programi do të ketë sfida të shëndetshme. E para do të ndërrojnë rolet dhe profesionet. Nëse një deputete do të jetë përballë një fermereje, deputetja do të shkojë të mjelë lopën, ndërsa fermerja do të mbajë një fjalim në Kuvend, një fjalim që kemi nevojë ta dëgjojmë të gjithë.”, tha Ermira. xh.d/abcnews.al