Një rezidencë e stilit gotik në Skoci ka dalë në ankand me një çmim fillestar për vetëm 1.25 dollarë. E ndërtuar në vitet 1850, ndërtesa Elms në Arbroath ishte rezidenca e parë private përpara se të shndërrohej në një hotel dhe më pas në një jetimore.
“Ai funksiononte si hotel deri në Luftën e Dytë Botërore, kur u kërkua nga Zyra e Luftës, përpara se të kthehej në shtëpinë e fëmijëve të Kryqëzatës Botërore të Ungjillizimit, kështu që siç mund ta shihni, ka shumë histori interesante.”, tha Drejtori i Ankandeve të Pronave Kombëtare, Mandi Cooper në një deklaratë për shtyp.
Më parë ishte planifikuar që të përdorej për ndërtimin e gjashtë apartamenteve dhe pesë shtëpive banimi, por prej 17 vitesh ndërtesa ka mbetur bosh. Ankandi është vendosur të zhvillohet më 17 Korrik me një çmim fillestar prej 1 £ (1.25 dollarë), por ka të ngjarë që çmimi përfundimtar i shitjes të jetë më i lartë. /abcnews.al


