EMRI/ Kush është personi që u mor peng pas sherrit në Lezhë, policia identifikon autorët

schedule15:46 - 3 Prill, 2025

schedule 15:46 - 3 Prill, 2025

Një telefonatë në Policinë e Lezhës ka ngritur alarmin. Dyshohet se pas një konflikti të ndodhur para ambienteve të një lokali në Lezhë, është marrë forcërisht shtetasi Ded Gjoka. Nga hetimet ka rezultuar se Ded Gjoka është me precedent penal.

Pas kësaj, ngjarje autorët janë larguar me automjet. “ABC News” mëson se personat e përfshirë në ngjarje janë identifikuar nga autoritetet.

Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe po vijon operacioni për kapjen e tyre.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!