Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Projekti për marinën e Durrësit, Balluku: Hapen 12 mijë vende pune, Shqipëria kthehet në një pol për transportin detar

schedule12:54 - 27 Prill, 2025

schedule 12:54 - 27 Prill, 2025

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku nga Vlora tregoi projektet e qeverisë në fushën e infrastrukturës. Balluku u ndal tek porti i Durrësit, i cili do të kthehet në një marinë ku do të hapen 12 mijë vende pune, do të ndërtohen 5 hotele me 5 yje dhe do e kthejë Shqipërinë në një pol magnetik për transportin dhe turizmin detar.

“Projekti parashikon zgjerimin e kapaciteteve dhe zgjerimin e kalateve të reja. Në tri portet, për shkak dhe të kërkesave të zonës që kemi pasur do të vendosen dhe ato njësi që do të shërbejnë në mirëmbajtje e flotës së peshkimit. Porti i Sarandës është një pikë kyçe me infrastrukturë të përshtatur duke pritur kroçera të shumta që e vizitojnë Sarandën.

Saranda është futur në itineraret e mira turistike. Ka pasur një vakum të marinave turistike, të cilat janë shumë te nevojshme për të gjithë ata që janë të pasionuar dhe të lidhur me detin, duke ndërmarrë një studim ndërkombëtar të njohësve të mirë të detit dhe të infrastrukturës.



Ne kemi arritur të identifikojmë të gjitha ato zona ku do të vendosen marina turistike, siç mund të jetë porti i Durrësit, i cili nga një port kthehet në një marinë duke e kthyer Shqipërinë në një pol magnetizimi për të gjithë transportin detar, duke i dhënë jetë dhe turizmit detare. Marina e Durrësit ofron 12 mijë vende pune përfshin gjithë qendrën e Shqipërisë. Projekti do të ketë një vlerë me 12 miliard euro, ku do të ketë të ndërtuar dhe 5 hotele me 5 yje”, tha Belinda Balluku./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!