VLORË- Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se infrastruktura portuale në vend është transformuar rrënjësisht.
Ajo theksoi se Porti i Durrësit është një port strategjik, i cili ka një peshë të madhe në ekonominë e Shqipërisë.
Ministrja Balluku shtoi më tej se deti është kthyer në një motor për ekonominë tonë.
Duke folur nga Vlora për projektet “Shqipëria 2030”, Balluku u shpreh se reformat e ndërmarra dhe investimet e planifikuara, synojnë zhvillimin e mëtejshëm të transportit ajror dhe detar.
“Infrastruktura portuale ka kaluar nga mirëmbajtja minimale në transformim tërësor strategjik duke nisur këtu nga thellësia Portit të Durrësit dhe deri te investime e tjera me lidhjen e porteve me infrastrukturën rrugore apo atë hekurudhore. Në serë projektesh të reja kanë nisur të marrin jetë. Porto Romano është një port strategjik”, theksoi ajo./abcnews.al


