Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një person paraqitet i plagosur me armë zjarri në spitalin e Durrësit, detajet e para

schedule09:33 - 20 Prill, 2026

schedule 09:33 - 20 Prill, 2026

Një person i dëmtuar me plagë plumbi është paraqitur në spitalin e Durrësit pak minuta më parë. Burime nga policia e Durrësit tha për ABC News se është vetëqëlluar me armë zjarri teksa ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e alkoolit e lëndëve narkotike.

Ngjarja ka ndodhur në Arapaj, në lagjen nr. 13. Odise Shoshai, sipas policisë, është vetëqëlluar me armë gjahu (çifte). Burime nga spitali i Durrësit thonë se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 08:45, në lagjen nr. 13, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu, në banesë, shtetasi O. Sh., rreth 35 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!