“Një narkotrafikant donte të vriste portierin e Paraguajit, ja si ia shpëtova jetën!”

schedule09:48 - 13 Nëntor, 2019

schedule 09:48 - 13 Nëntor, 2019

Faustino Asprilla ishte një nga sulmuesit më të mirë të viteve 90-të. Kolumbiani i kaloi vitet më të bukura te Parma në Serie A, teksa shënoi 20 gola në 57 ndeshjet e zhvilluara me kombëtaren e tij. Në vitin 1997 zhvillohej ndeshja eliminatore për Botërorin Francë 1998.

Kolumbia vizitonte Paraguain dhe sulmuesi pati probleme gjatë asaj ndeshje me Jose Luis Chilavert, ish-portierin dhe kapitenin legjendar të Paraguait. Të dy u prekën me duar, u ndëshkuan me të kuqe, teksa ky i fundit u afrua në pankinën e miqve, goditi Asprillan dhe një sherr i madh nisi më pas. Ish-sulmuesi ka zbuluar në një prononcim për mediat e vendit të tij një sekret në lidhje me sherrin gjatë ndeshjes që u fitua 1-2 nga ekipi i tij.

Një narkotrafikant kolumbian ishte ndjerë keq nga pamjet që kishte parë dhe ishte gati të vriste Chilavert, portierin që shënonte gola pafund nga goditjet e dënimit. “Kemi nevojë për autorizimin tënd për të vrarë Chilavert“, i kishte kërkuar Julio Fierro. Për fat Asprilla nuk ishte aq i çmendur. Ai e kishte “qetësuar” Fierron me këtë përgjigje: “Je i çmendur, çfarë ndodh në futboll mbetet në fushë“. /abcnews.al