I duhej fitorja dhe e arriti, e padyshim e meritoi. Jo vetëm kaq, por Kolumbia arriti kualifikimin dhe mori vendine parë në Grupin K, duke lënë në vendin e dytë Portugalinë e Kristiano Ronaldos.
Gjithsesi, suksesi ndaj Republikës Demokratike të Kongos ishte minimal, dhe u arrit relativisht vonë. Daniel Munjoz ishte autori i golit të vetëm në minutën e 76-të, duke konkretizuar epërsinë e skuadrës nga Amerika Latine.
Të besuarit e trajnerit argjentinas, Nestor Lorenco, krijuan jo pak raste dhe fare lehtë mund të kishin shënuar shumë më tepër rrjeta, por gabuan, ndoshta nga nxitimi, apo edhe nga kundërshtimi I fortë i afrikanëve, që i morën pikë portugezëve.
Kolumbianët nuk u lodhën duke provuar, me 20 gjuajtje në total e 9 në portë, ndërsa kongolezët e gjetën vetëm një herë hapësirën mes shtyllave. Munjos goditi shtyllën për amerikanojugorët, dhe Luis Diaz shënoi në pjesën e dytë, veçse goli u anulua. Habia e vetme ishte që rreziku kryesor i Kolumbisë ishte Munjoz, dhe jo Diaz apo Hames Rodrigez.
Me 6 pikë, kualifikimi u arrit, ndërsa tani do të luhet me Portugalinë e CR7-ës me shokë për vendin e parë në grupi, dhe punë bën edhe vetëm barazimi, sepse kolumbianët kanë 6 pikë ndaj 4 të luzitanëve. Republika Demokratike e Kongos, ndërkaq, ka shpresë të kualifikohet nëse mund Uzbekistanin./abcnews.al



