Një mësuese e infektuar në Mirditë, konfirmohen dy raste të reja me Covid 19

schedule11:20 - 7 Korrik, 2020

schedule 11:20 - 7 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Mirditë.

Burime për Abc News bëjnë me dije se rastet e reja në Mirditë janë një mësuese gjimnazi dhe një djalë i ri. Paraprakisht dyshohet se mësuesja e ka marrë infeksionin gjatë provimeve të maturës. Ndërkohë rasti tjerr në fshatin Tarazh nuk dihet se ku e ka marrë koronavirusin.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3038 të infektuar mes të cilëve 81 kanë humbur jetën dhe vijojnë të jenë aktivë 1213 persona./abcnews.al