Një lajm i keq vjen për të gjithë ata që nuk e kanë blerë ende Playstation 5

schedule22:05 - 24 Nëntor, 2020

schedule 22:05 - 24 Nëntor, 2020

Pas shumë muajsh pritjeje, PlayStation 5 doli më në fund në shitje javën e kaluar.

Adhuruesit e videolojërave i blenë të gjitha, duke boshatisur shumë shpejt tregun.

Lajmin e keq e ka ndarë me të gjithë drejtori ekzekutiv i Sony-t, Jim Ryan.

“Janë shitur të gjitha njësitë, nuk ka ngelur më as edhe një. Aktualisht, po shpenzoj shumë kohë për të gjetur mënyrën se si të plotësoj kërkesën e tregut. Ishte shumë e vështirë të nxirrje në treg një produkt në mes të pandemisë. Ky vit më mësoi që mos ta bëj më kurrë diçka të tillë. Ka qenë e vështirë në prodhim, pasi nuk kemi pasur asnjë punëtor në fabrikat që kemi në Azi”, u shpreh ai për agjencinë e lajmeve “TASS”. l.k/abcnews.al