Një hap larg rekordit, Buffon: Ju tregoj sekretin, pas tërheqjes do bëj dy gjëra

schedule21:51 - 2 Korrik, 2020

schedule 21:51 - 2 Korrik, 2020

Juventusi luan derbin përballë Torinos ditën e shtunë (17:15) dhe kjo do të jetë një sfidë historike për Gianluigi Buffon. Portieri 42-vjeçar pritet ta nisë si titullar dhe kjo do të jetë ndeshje e 648-të në kampionat, duke parakaluar një legjendë si Paolo Maldini.

Diçka e tillë do e kthente portierin italian në lojtari me më shumë prezenca në historinë e Serie A. Buffon ka folur rreth kësaj për Randstad Italia, duke zbuluar edhe se çfarë do të bëjë pasi të tërhiqet nga futbolli.

Kam jetuar nëpër faza të ndryshme të karrierës time. Në momentin që u bëra numri një, pasioni im u kthye në profesion, në një detyrim për të mos u shpërfytyruar dhe për të mbetur gjithmonë në krye. Po i shijoj sërish emocionet që përjetoja i ri.

Ky është sekreti pse vazhdoj të luaj. Vazhdoj të luaj, sepse ndihem mirë dhe kompetitiv, mos të harrojmë faktin që dua të përmirësohem akoma, e kam akoma atë zjarr brenda meje. E ardhmja? Nuk e kam menduar ende se çfarë do të bëj pasi të tërhiqem.

Jam i përqendruar tek ajo që po bëj. E sigurt që do kaloj kohë me familjen time, dua të mësoj edhe gjuhën angleze. Në 12 vitet e fundit të karrierës kam festuar pak fitoret dhe kam menduar shumë për disfatat“, thekson Buffon. /abcnews.al