“Polici i vogël” që bën ligjin, ndëshkon shoferët që tejkalojnë shpejtësinë

schedule13:50 - 9 Gusht, 2020

schedule 13:50 - 9 Gusht, 2020

Një djalë 7 vjeçar ka filluar të kontrollojë rrugën pranë banesës së tij, duke iu dhënë një “ndëshkim” shoferëve që ai mendon se po tejkalojnë shpejtësinë. E gjitha filloi kur macja e tij e dashur ngordhi, pasi u godit nga një makinë dhe që nga ai moment, Harry Cannell, nga Mattishall Norfolk i Britanisë së Madhe i bëri një premtim vetes për t’u bërë “sunduesi” lokal i ligjit.

I veshur me një jelek të veçantë dhe teksa mban një shenjë për të paralajmëruar shoferët, Harry qëndron në anën e rrugës, duke kontrolluar shpejtësinë. Nëse shoferët tejkalojnë shpejtësinë, gjithmonë sipas vlerësimit të tij personal, ai u jep atyre një ndëshkim. Përndryshe, ata marrin një buzëqeshje, shkruan abcnews.al.

Pasi filloi fushatën e tij, Claire postoi në tabelën lokale në Facebook, duke i lënë të ditur komunitetit për misionin e Harry dhe dy oficerët e policisë së shpejti u morën në kontakt dhe i kërkuan të takohen Harry

Nëna e Harry-t, Claire, përmes disa fotove ndau historinë e djalit të saj në mediat sociale, të cilat tërhoqën vëmendjen e Departamentit të Policisë. Dy oficerë vlerësuan përpjekjet e policit të ri të trafikut dhe e lanë të provojë një radar. Harry ishte i entuziazmuar nga vizita, veçanërisht sepse ai dëshiron të bëhet një oficer policie. /abcnews.al/

Oficerët i dhanë Harry një çertifikatë për 'bërjen e mundit' dhe madje e lanë të provonte armët e tyre të shpejtësisë

Duke shfaqur me krenari çertifikatën e tij, Harry tha: 'Në thelb u bëra para dhe u thashë shoferëve të ngadalësoheshin dhe nëse do të vinte ndonjë makinë tjetër, në anën tjetër unë i thashë tjetrit të ndalonte'