Një e infektuar me koronavirus arratiset nga spitali

schedule14:13 - 2 Korrik, 2020

schedule 14:13 - 2 Korrik, 2020

Një paciente që kishte rezultuar pozitive për koronavirusin është larguar nga Spitali i Gjakovës.

Siç raportojnë mediat vendase, pacientja ndodhej prej një jave e shtruar. Raportohet se ajo ka arritur që të “arratiset”nga spitali pa lejen e mjekëve të spitalit të Gjakovës mëngjesin e sotëm.

Me të marrë informacionin se e infektuara kishte ikur nga spitali, për gjetjen e saj u mobilizua policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Zonja u gjet më vonë në shtëpinë e saj. Me rekomandimet e mjekëve ajo është marrë nga shtëpia dhe është shtruar në spital sërish në repartin infketiv të Spitalit Rajonal të Gjakovës, ‘Isa Grezda”.

Drejtori i spitalit të Gjakovës Hilmi Shala u shpreh:

“Ka ora 10:30 është largu nga spitali. E ka shfrytëzu vizitën  e ditës dhe është largu. Policia ka arritur që ta kthejë sërish në spital.” /abcnews.al/