Një ditë para protestës, Basha bën thirrjen e fundit

schedule22:30 - 1 Qershor, 2019

schedule 22:30 - 1 Qershor, 2019

Një ditë para protestës së shtatë kombëtare, Lulzim Basha ka vendosur ta bëjë thirrjen e fundit nga ata që e kanë frymëzuar më shumë në nisjen e kësaj beteje, banorët e Unazës së Re në Tiranë.

“Me krenari e përsëris se Unaza e re, ka qenë dhe është frymëzimi për betejën tonë. Donin të vidhnin këtu 40 milion euro për 2 kilometra, 30 milion prej tyre ti çonin në kontot bankare. Donin të hapnin kantierin e parave të pista duke zhvendosur Lanën për Taulant Yaris dh mikun e tij trafikant droge që do të pastrojë 60 milion euro. Dhe për këtë donin të shkatërronin shtëpitë e mbi 1 mijë familjeve”.

Këta banorë nuk bënë pakt me pushtetin sepse besuan në të drejtën e tyre, kjo është edhe arsyeja që nuk ka asnjë hap pas nga opozita e bashkuar u tha kryetari I Partisë Demokratike sipas të cilit ka ardhur koha që të njëjtin shembull të ndjekin të gjithë shqiptarët.

Basha: “Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!
E keqja duhet shkelur me rrënjë!”
Socialistët e nisën fushatën por kjo nuk ndikon në axhendën e demokratëve pika e parë e të cilës është largimi i Kryeministrit Rama.

Basha: “Ndaj, që kjo betejë të shkojë deri në fund, ka vetëm dhe vetëm një rrugë, ta shkulim të keqen me rrënjë.  Largimi i Edi Ramës, një qeveri tranzitore që garanton zgjedhje të lira e të ndershme, një parlament, që përfaqëson hallet, problemet, dëshirat dhe aspiratat e tyre, si kudo në Evropë, janë produkt i panegociushëm i rezistencës opozitare dhe i bashkimit popullor që do ta çojë betejën deri në fund”./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!