Një bomber për Sarrin, Juventusi shumë afër akordit me klubin anglez

schedule22:18 - 30 Korrik, 2020

schedule 22:18 - 30 Korrik, 2020

Juventusi po kërkon një sulmues për të zëvendësuar Gonzalo Higuain dhe atë e ka gjetur në Premier League. Flasim për Raul Jimenez, goleadorin meksikan të Wolves.

AS raporton se negociatat mes dy klubeve janë në fazë të avancuar dhe akordi është çështje kohe. “Ujqit” duan 100 milion euro për të lënë të lirë 29-vjeçarin, por kampionët e Italisë ofrojnë gjysmën e kësaj shume.

 

Jimenez duke festuar një gol me Wolves

Marrëveshja finale pritet të arrihet për 80 milion euro sipas të përditshmes iberike. Jimenez ka shënuar 17 gola në kampionat dhe 9 në Europa League këtë sezon me skuadrën angleze, teksa numëron 23 gola në 82 ndeshje të luajtura me kombëtaren e Meksikës. /abcnews.al