Një banesë në Fier përfshihet nga flakët

schedule09:28 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 09:28 - 8 Dhjetor, 2019

Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Suk 1 të Fierit. Gazetraja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se banesa është në pronësi të shtetasit Enver Hatija, ndërsa nga zjarri janë ndjekur rreth 1000 dengje bari dhe një furgon me karroceri.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse te Roskovecit dhe Patosit si dhe kryeadministratori Bashkisë Roskovec.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa mësohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale./abcnews.al