Fiorentina ka përforcuar sulmin me një lojtar shqiptar. Klubi nga Firence ka zyrtarizuar Eljon Tocin si lojtarin më të ri.
Ky i fundit është 17 vjeç, aktivizohet në majë të sulmit, ka lindur në Shqipëri dhe zotëron pasaportën kuqezi.
Toci vjen nga Sudtirol (luajti katër ndeshje sezonin e kaluar në Serie C) dhe do të aktivizohet me ekipin Primavera të Fiorentinës, që drejtohet nga Alberto Aquilani.
Tre vite ka firmosur adoleshenti shqiptar me klubin italian, me opsionin e rinovimit edhe për tre vite të tjera.
Një investim për të ardhmen i Fiorentinës, teksa Toci cilësohet si një ndër sulmuesit më të talentuar dhe premtues për moshën që ka. /abcnews.al


