Nivele të larta në Greqi, 1630 të infektuar dhe 29 viktima në 24 orët e fundit

schedule16:52 - 27 Shkurt, 2021

schedule 16:52 - 27 Shkurt, 2021

Në 24 orët e fundit rastet e koronavirusit në Greqi mbetën në një nivel shumë të lartë, 1630 të infektuar. 29 pacientë humbën jetën në spitale, ndërsa 379 po vijojnë betejën me sëmundjen, që deri tani në vendin fqinj ka marrë 6468 persona nga fillimi i pandemisë.

Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi ka shkuar në 189831 nga të cilat 51.8% janë burra. Bazuar në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 52 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.

Numri i pacientëve të trajtuar në spitale është 379 (71% burra). Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 84.2% kanë një sëmundje tjetër ose janë 70 vjeç e lart. Për shkak të rritjes së rasteve Greqia shtrëngoi masat edhe në pikat kufitare, mes tyre edhe me Shqipërinë (lexoni këtu rregullat e reja)./ db/ Abcnews.al