Bashkia e Tiranës tha se e theu rekordin e pemëve të mbjella, por aksioni do të vijojë deri më 22 Prill. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, u shpreh se shumë subjekte të tjera duan të vazhdojnë donacionet e pemëve për mbjellje.
Nga dita botërore e pyjeve, aksioni i mbjelljeve në Tiranë shtyhet deri ditën e tokës. Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, tregoi se mori këtë vendim pas kërkesa të qytetarëve.
Erion Veliaj: “Sot më informuan që kemi edhe 145 subjekte që ende nuk e kanë bërë donacionin e tyre. Duke parë motin, duke parë edhe faktin që ka ende shira dhe është ende freskët, ne do ta shtyjmë deri në datën 22 prill fushatën tonë të mbjelljeve që ti japim mundësi kujtdo që e la për ditën e fundit të mbjellë pemët e veta. Kështu që deri në datën 22 prill që është Dita e Tokës ne do të vazhdojmë që të tejkalojmë akoma më shumë rekordin që kaluam sot me 100 mijë pemë. Kështu që shtyrje të dytë nuk ndaj dhe një rast keni.”
Ky aksion deklaroi kryebashkiaku Veliaj tregoi se veprat konkrete mund të realizohen nëse ka energji pozitive.
Erion Veliaj: “M’u kujtua historia e këndit të lojërave, e cila ishte një histori e ngjashme, një sherr e shamata, këtu do bëhet nami, hataja dhe po të shohësh, shumë nga këta që e quajnë veten “ambientalistë”, vërtet mund të kenë diploma ambientalisti, që nuk i kemi ne që merremi me punë të tjera, por nuk mbillen pemët duke ndenjur përditë në studio e duke bërë si gjithologë e duke protestuar për çdo vepër të mire. Ia dolëm, bravo ju qoftë! Unë besoj që për çdo njeri që thotë ky vend s’bëhet, Shqipëria s’bëhet, Tirana s’bëhet, s’bëhen këta njerëz, s’bëhet kështu e ashtu, ka një mijë të tjerë për çdo një prej këtyre cinikëve që thonë: Po, bëhet, por duhet t’ia fillojmë sot, tani, të gjithë bashkë, me energji pozitive dhe me vepra konkrete.”
Një lajm të mirë kryetari e dha edhe për të apasionuarit pas natyrës dhe për banorët e Farkës, duke deklaruar se kjo zonë e cila dy vite më parë ishte e mbuluar nga plehrat, do të jetë një tjetër hapësirë e gjelbër e kryeqytetit./abcnews.al