Nisin reshjet e para të borës në qarkun e Korçës, zbardhet Dardha

schedule23:51 - 21 Nëntor, 2020

schedule 23:51 - 21 Nëntor, 2020

Nisin reshjet e para të borës në qarkun e Korçës. Reshje të dendura bore kanë rënë në fshatin Dardhë. Për shkak të pranisë së borës, mësohet se ka pasur edhe probleme në qarkullimin e automjeteve.

Kujtojmë se nga dita e sotme është vënë re një ulje e ndjeshme temperaturash në vend.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit u ulën sot në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga -2°C mëngjesi në zonat malore deri në 17°C mesdita në zonat jugperëndimore. s.b/abcnews.al/