Nisin reshjet e para të borës në Dardhë të Korçës

schedule12:59 - 16 Nëntor, 2018

schedule 12:59 - 16 Nëntor, 2018

Prej mesditës juglindja është zbardhur nga bora. Reshjet me intensive janë regjistruar në pikat turistike të Dardhës, Voskopojës dhe Vithkuqit. Reshjet, të cilat vijojnë ende nuk kanë krijuar probleme në qarkullim edhe pse trashësia e borës i ka kaluar 10 centimetër.

Rruga Boboshticë – Dardhë, Korçë – Voskopojë dhe Korçë – Vithkuq janë të kalueshme normalisht, ndërsa drejtoria e rrugëve po bën kriposjen e segmenteve më problematike, duke mos lejuar bllokimin e rrugëve. Reshje më të pakta bore ka pasur edhe në zonën e Devollit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!