“Albanian College Tirana” ka hapur dyert për nisjen e viti të ri shkollor.
Të pajisur me maska dhe duke zbatuar të gjitha protokollet shëndetësore për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Para futjes në klasa mësuesit u kanë shpjeguar si të ruajnë distancën.
Administratori i “Albanian College Tirana” Ervin Shehu deklaron se kjo shkollë do të zbatojë standardet ndërkombëtare të sigurisë për të parandaluar çdo mundësi të infektimit COVID. Ndërsa në klasa do të ketë mesatarisht 15 nxënës.
“Janë marrë një sërë masash të cilat janë të rregulluara nga udhëzimi përkatës i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit që nënkuptojnë distancimin social, përdorimin e dezinfektuesve në klasë, matjen e temperaturës në momentet kur nxënësit futen në klasë apo në fugonin e transportit. Janë eliminuar të gjitha aktivitetet që krijonin grumbullim”, u shpreh ai.
Duke qenë se “Albanian College Tirana” ka hapësirë të konsiderueshme të gjelbëruar, disa orë mësimore do të s’postohen në natyrë.
“Duke qenë se ne kemi ambient që mund ta shfrytëzojmë për këtë rast. Shumë klasa i kemi transferuar në ambientet e jashtme. Disa klasa si ato të artit, të dramës dhe edukimit fizik. Pra të përpiqemi të zhvillojmë sa më shumë veprimtari në ambientet e jashtme”, u shpreh Shehu.
Me një staf profesional e të kualifikuar dhe me një kurrikul të përzgjedhur, kjo shkollë është vendi i duhur për të garantuar dijen e fëmijëve.
“Albanian College” e kanë përzgjedhur këtë vit 450 nxënës. Në këtë shkollë pranohen fëmijë nga mosha 3 vjeç deri në moshën 18 vjeç./abcnews.al/



