Nis ulja e normës së interesit/ Banka Qendrore Evropiane vendos për herë të parë pas pesë viteve

schedule15:35 - 7 Qershor, 2024

schedule 15:35 - 7 Qershor, 2024

Ulet për herë të parë pas 5 viteve norma bazë e interesit nga Banka Qendrore Evropiane. Me këtë vendim norma bazë në BE zbriti në 3.75%, nga një rekord prej 4%. Ky vendim është marë pavarësisht presioneve të vazhdueshme inflacioniste në zonën e euros me 20 vende.

Një vendim i tillë nga Banka Qendrore Evropina është një masë pozitive edhe për qytetarët apo bizneset shqiptare që duan të marrin kredi të reja në euro.Kjo nënkupton se huatë do të jenë me interesa më të ulëta.

Të humbur në këtë situatë janë ata persona që kanë kursimet e tyre në banka në monedhën europiane pasi interesi do të ulet.

Ulja e normës së interesit nga Bankës Qendrore Europiane është një sinja që edhe Banka e Shqipërisë mund të marë së shpejti një vendim për të lehtësuar poltikat monetare.Në Shqipëri niveli i inflacionit qëndron nën objektin e Bankës së Shqipërisë për disa muaj me radhë. Politika që do ndiqet në muajt në vijim nga Banka Qendrore Europiane do të meret në varësi të ecurisë së çmimeve.

Vendimi i Bankës Qendrore Evropiane erdhi pasi përgjatë viteve të fundit bankat qendrore kishin rritur normat e interesit për të frenuar shtrenjtimin më të madh të çmimeve në dekadat e fundit
Në të kundërt të këtij vendimi Rezerva Federale e SHBA pritet të mbajë të pandryshuara normat e interesit në të ardhmen e afërt , pasi presionet e çmimeve në ekonominë më të madhe në botë rezultuan më të forta sesa pritej./abcnews.al