Nis tërheqja e ujit në zonat e përmbytura, si është situata në Shkodër dhe në Lezhë

schedule09:44 - 24 Nëntor, 2022

schedule 09:44 - 24 Nëntor, 2022

Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e situatës së krijuar si pasojë e përmbytjeve pas reshjeve të dendura të shiut.

Nga monitorimi i situatës, rezulton se sipërfaqja totale e përmbytur është 1130 hektarë.

Vihet re një tërheqje e ujit, krahasuar me një ditë më parë, kur sipërfaqja e përmbytur rezultonte 1365 hektarë.

Ndërsa familjet që janë evakuuar nëpër konvikte, vijojnë të marrin shërbime të rregullta nga ana e bashkisë.

Situata paraqitet pozitive në Hidrometrin e Liqenit të Shkodrës dhe atë të lumit Drin.

Bilanci i bashkisë Shkodër

Nga monitorimi në terren ditën e sotme datë 24.11.2022,ora 08.00, situata e përmbytjeve në terren vazhdon të jetë si më poshtë:

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 8.70 m).

Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m qe ishte me date 23.11.2022 ne oren 16.00) (Kuota max 7.50 m).

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1130 Ha (nga 1365 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00)

Nj.A. Ana e Malit

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Rruga e Obotit ka presence uji 25 cm, eshte e kalueshme vetem me mjetet e ushtrise.

Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2,si pasojë e përmbytjeve është jasht funksionit

 Nj.A Dajç

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar.

Tendence e nivelit te ujit eshte ne ulje.

Nj.A.Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.

Nj. A. Guri i Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha qe ishte me date 23.11.2022 ora 16.00) , kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc.

Verehet nje gerreyrje e tokave bujqesore ne bregun e lumit Drin ne vendin e quajtur Mali i Vukatanit, ne nje gjatesi prej 800 ml.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.

Familje të evakuara aktualisht dhe marrin sherbim ne konvikte:

Janë 7 familje, gjithsej 24 persona, si me poshte:

Lagj Nr 1 – 1 familje me 4 persona

Lagj Nr 4 – 1 familje me 3 persona

Nj.A Berdice – 2 familje me 5 persona

Nj.A. Guri zi -5 familje me 6 persona

Kane marre trajtim gjithsej ne konvikte :

14 familje me 43 persona

Kane kerkuar sherbim dhe ju eshte pergatitur akomodimi ( por nuk jane paraqitur):

10 familje me 30 persona

Nj. Administrative Bërdicë, 2 familje (8 përsona) te akomoduar tek te afermit

Bashkia Shkodër është në gatishmëri me të gjithe kapacitetet e veta njerëzore, logjistike dhe akomoduese për ti ardhur në ndihmë popullates të rrezikuar nga pëmbytjet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe shkarkimet e hidrocentraleve.

Problematike vijon të jetë situata edhe në qarkun e Lezhës. .Sipas emergjencave civile, gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes, ka pasur reshje shiu me intensitet të mesëm. Niveli i reshjeve ka qenë rreth 40 mm reshje. Reshjet e shiut janë ndërprerë, gjë e cila do ndikojë pozitivisht tërheqjen e ujit dhe në normalizimin e situatës.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) ka rënie të nivelit të ujit por vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi prezencë të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme dhe nga mjetet e vogla.

 

 

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Në zonën e Zadrimës ka 250 ha tokë bujqësore të përmbytura kurse hidrovori Balldre në kuotën -0.8m nga 1.5m kuota kritike, ka rreth 800 ha tokë bujqësore të përmbytura.

Kemi 500 ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800 ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa ndërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre.

Lumi Drin është në kuotën +1.30 m nga +2.0 m kuote kritike.

Lumi Gjadër ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave, por të papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika./Abcnews.al/