Nis rehabilitimi i hekurudhës Fier-Vlorë

schedule16:55 - 9 Tetor, 2018

schedule 16:55 - 9 Tetor, 2018

Qeveria ka nisur punën për rehabilitmin e linjës hekurudhore nga Fieri në Vlorë. Paralelisht ka përfunduar dhe projekti për të ndërhyrë në segmentin nga Durrësi në Rrogozhinë.

 

Puna për të rimëkëmbur linjën hekurudhore nga Fieri në Vlorë ka nisur. Me një video të kantierit të punimeve, kryeministri Edi Rama përshëndet ndjekësit e tij në Facebook, pa dhënë ndonjë detaj më tepër. Ndërkohë që projekti për rehablitimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë – Elbasan – Pogradec ka përfunduar. Financimi është i Komsionit Evropian me një grant prej 720,000 euro, ndërsa detajet i shpjegoi Ministria e Infrasturkturës.

Segmenti Durrës – Rrogozhinë u vlerësua me prioritet më të lartë për të ndërhyrë. Deri në Elbasan kjo linjë hekurudhore prej 72 km pavarësisht gjendjes së amortizuar është në punë, ndërsa pjesa tjetër drejt Pogradecit nuk funksionon përshkak të gjendjes së keqe.
Kostoja e rehabilitimit vlerësohet në 52 milionë euro, ndërkohë që rehablitimi pritet të përmbushë standartet e projektimit të Rrjetit NdërEvropian me shpejtësi 100km/h dhe ngarkesë aksi 22.5 ton.

Koha e udhëtimit do të reduktohet nga 60 minuta në 32 minuta. Ndersa rehablitimi i të gjithë linjës hekurudhore pritet të ndikojë në zhvillimin e transportit strategjik multimodal për Ballkanin Perëndimor. Qeveria, bën të ditur ministria e Infrastrukturës, ka vendosur të vijojë me zhvillimin e projektit të rehabilitimit të të gjithë linjës hekurudhore dhe për këtë arsye ka bërë kërkesë për dy grante të tjera asistence teknike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!