Nis protesta në Tiranë për dhunimin e 11-vjeçares, kush janë VIP-at pjesëmarrës

schedule18:56 - 31 Gusht, 2022

schedule 18:56 - 31 Gusht, 2022

Ka nisur protesta përpara sheshit Nënë Tereza, ku qindra njerëz janë solidarizuar me ngjarjen e rëndë në Prishtinë, ku një 11-vjeçare u përdhunua nga 5 persona.

Mes tyre janë shumë personazhe të njohur të ekranit, këngëtaret Fifi, Beatrix Ramosaj, aktorja Monika Lubonja, Klea Huta, Einxhel Shkira, moderatori Ermal Peci, Rudina Hajdari dhe shumë emra të tjerë.

LEXO EDHE: Pak para protestës në Tiranë, Fifi shfaqet me gojën e mbyllur: Nuk guxon njeri të më prekë

Iniciatorja e kësaj proteste është Fifi, e cila duket se ka përgatitur dhe një pankartë me frazën: “Unë bërtita. Jooooo!”.

LEXO EDHE: “Dua të dal në park pa frikë”, vogëlushja i prek të gjithë me mesazhin në protestën për dhunimin e 11-vjeçares

Rudina Hajdari me te bijen

Rudina Hajdari me vajzën

Elvis Naçi

Halit Valteri

Kujtojmë që Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren në Prishtinë të Kosovës. Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestojë të pesë të dyshuarit, ndërkaq ndaj katër prej tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

I dyshuari i pestë sot pritet të dal para gjykatës. Nga pesë të arrestuarit katër janë të mitur dhe një 27 vjeçar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!