Nis konferenca në Ukrainë, Zelensky: Shqipëria iu bashkua sanksioneve ndaj Rusisë, e falënderoj për mbështetjen

schedule17:30 - 15 Qershor, 2022

schedule 17:30 - 15 Qershor, 2022

Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka falënderuar vendin tonë që ka dalë në krah të popullit ukrainas.

Zelensky falënderoi gjithashtu Shqipërinë e cila iu bashkua botës perëndimore duke dënuar agresionin rus në Ukrainë si dhe vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Falenderoj kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë Ukrainës. Shqipëria iu është bashkuar vendeve të tjera europiane duke vendosur sanksione ndaj Rusisë si dhe duke dënuar agresionin mbi popullin e Ukrainës”, u shpreh Zelensky.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!