Nis hetimi pasuror ndaj 3 ish zyrtarëve të rrugëve

schedule11:55 - 27 Shkurt, 2018

schedule 11:55 - 27 Shkurt, 2018

Prokuroria për Krimet e Rënda nis hetimin pasuror ndaj 3 ish zyrtarëve të rrugëve.

Prokurorët do të hetojnë pasurinë e ish kreut të ARRSH-së Dashamir Xhika dhe dy zyrtarëve të tjerë Aksel Qurduka dhe Albens Alita.

Prokurorët që hetojnë abuzimet në rrugën Tiranë-Elbasan thirrën në takim analize zyrtarë të policisë së krimit ekonomik në lidhje me pasurinë e tyre.

Hetimi pasuror ka nisur në kuadër të investigimit që po bëhet për abuzimet me ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan

Ish-drejtori i ARRSH Dashamir Xhika aktualisht ndodhet në “arrest me burg”.

Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre në ndërtimin e autostradës Tiranë-Elbasan./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!