Xhika: Pikë me vlera, penalltia më e rëndësishme ajo që prita kundër Kukësit

schedule18:42 - 8 Mars, 2021

schedule 18:42 - 8 Mars, 2021

Dashamir Xhika zhvilloi një ndeshje fantastike sot në Shkodër. Portieri i Kukësit, që e mbylli në barazim 0-0 takimin me Vllazninë, realizoi disa pritje të mira, ia doli të kapte edhe penalltinë e Demir Imerit dhe i dhuroi një pikë skuadrës së tij.

Nuk ishte shumë e vështirë, me meritën time dhe ekipit arritëm të merrnim një pikë me vlerë, megjithëse duhet të kishim fituar. Të gjitha ekipet janë aty-aty. Shpresojmë që të arrijmë një vend nga kampionati në Kupat e Evropës“, deklaroi 31-vjeçari për Supersport, aty ku foli edhe për penalltinë e pritur.

Penalltia që më ka shijuar më shumë që kam pritur, ka qenë kur isha pjesë e Partizanit, në ndeshjen kundër Kukësit. Penalltia e rregullt? Edhe ekipi i Laçit kur bëri gol me penallti, u futën 5-6 lojtarë në zonë dhe nuk u ankua njeri.

Qëndrimi në stol te Partizani? Me thënë të drejtën, edhe jam penduar edhe nuk jam penduar. Unë aty kam dalë, te Partizani. Më shijoi shumë ai titulli që fituam, bëra mirë që qëndrova te Partizani“, deklaroi portieri i skuadrës verilindore. /abcnews.al