Nis hetimi parlamentar për Metën, raporti i komisionit në fund të shtatorit

schedule14:10 - 11 Korrik, 2019

schedule 14:10 - 11 Korrik, 2019

Komisioni Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Presidentit të  Republikës zhvilloi sot mbledhjen e parë. Hetimi do të përfshijë mbledhjen e dokumenteve në Presidencë dhe në KQZ, ndërsa vetë Ilir Meta do të ftohet të japë shpjegimet e tij përpara komisionit.

Ky është komisioni i parë hetimor që ngrihet më qëllim shkarkimin e Presidentit të Republikës. Ulsi Manja dhe Alban Zeneli do të drejtojnë punën hetimore, me sekretare komisioni Klotilda Ferhatin.

Në mbledhjen tjetër, komisioni do të miratojë rregulloren e punës dhe planin hetimor.

Komisioni do të mblidhet disa herë gjatë muajit korrik. Sic ka mësuar ABC Neës plani hetimor do të përfshijë: administrimin e dokumenteve presidenciale, marrjen e procesverbaleve të KQZ-së në mbledhjen ku e konsideruan nul dekretin për anulimin e 30 qershorit, do të ftohet në dëgjesë Presidenti i Republikës, si dhe do të ftohen në seancë dëgjimore ekspertë kushtetues, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

Pas pushimeve të gushtit, komisioni do të rifillojë punën me qëllim përmbylljen e raportit në shtator.

/ABC news Albania 24/7